Ngoo nuk mjafton, Tirana humbet në miqësoren ndaj Alanyaspor (VIDEO)

Tirana i ka nisur me një humbje përgatitjet në Turqi. Skuadra e Emanuel Egbo humbi me shifrat minimale 2-1 ndaj vendasve të Alanyaspor të cilët militojnë në Superligën turke dhe aktualisht pozicionohen në vendin e 6-të. Një paraqitje pozitive e bardhebluve të cilët e nisën mirë sfidën por u ndëshkuan në minutën e 28-të nga Karaca i cili kaloi në avantazh Alanyasporin.

Në minutën e 62-të Michael Ngoo i ardhur në fushë nga stoli realizoi një gol shumë të bukur me goditje me hark në hyrje të zonës duke barazuar shifrat në 1-1, por barazimi zgjati pak sepse në të 70-ën Campos kaloi sërish në epërsi turqit duke realizuar golin e dytë për Alanyaspor dhe atë të fitores.

Tirana e nisi sfidën me këtë 11-she. Bakaj në portë, Doka, Vangjeli, Muça e Hoxhallari në mbrojtje, Batha e Çelhaka u aktivizuan si mesfushorë me tipare difensive, ndërsa treshja Cale, Torassa dhe Halili ishin në mbështetjet të sulmuesit të vetëm talentit Ernest Muçi. Në pjesën e dytë Egbo bëri shumë ndryshime dhe një prej lojtarëve që erdhën në fushë nga stoli ishte edhe autori i golit të vetëm Michael Ngoo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?