Nico Paz do të rikthehet te Real Madrid, por jo për 9 milionë euro

COMO, ITALY - AUGUST 24: Nico Paz of Como 1907 celebrates after scoring their team's second goal during the Serie A match between Como 1907 and SS Lazio at Giuseppe Sinigaglia Stadium on August 24, 2025 in Como, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

E ardhmja e Nico Paz duket e përcaktuar. Talenti argjentinas, që ka spikatur këtë sezon me Como-n në Serie A, pritet të rikthehet te Real Madrid në verën e ardhshme. Klubi madrilen është gati të aktivizojë klauzolën e riblerjes prej 9 milionë eurosh, duke rikthyer në “Santiago Bernabéu” një prej talenteve më premtues të akademisë së vet.

Real Madrid e shiti Paz-in verën e kaluar për 6 milionë euro, por ruajti të drejtën për ta riblerë dhe zotëron ende 50% të të drejtave të kartonit, si dhe mundësinë për të barazuar çdo ofertë të ardhshme.

Gjatë merkatos së fundit, Tottenham kishte paraqitur një ofertë prej 70 milionë eurosh për kartonin e 20-vjeçarit, por marrëveshja u refuzua. Real Madrid dhe Como vendosën ta mbajnë lojtarin në Itali, për të garantuar stabilitetin sportiv dhe për të lejuar një zhvillim të mëtejshëm të tij në një ambient ku ka pasur minuta të rregullta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane, Real Madrid dhe Como kanë një marrëveshje të mirëkuptuar që në fund të sezonit do të rishikohet vlera e kartonit të lojtarit. Ka gjasa që Los Blancos të paguhen një shumë më të lartë, ndoshta mes 30 dhe 40 milionë eurove, për të shpërblyer punën e Como-s në rritjen dhe zhvillimin e talentit argjentinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nico Paz ka qenë një nga surprizat më të bukura të sezonit në Serie A, duke u bërë një lider teknik në mesfushën e Como-s dhe një nga elementët më të kërkuar në tregun ndërkombëtar. Me formën e tij dhe profilin që pëlqehet në Madrid, gjithçka tregon se rikthimi në “Bernabéu” është vetëm çështje kohe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?