Nico Williams drejt Barcelonës, gati sulmi i frikshëm për sezonin e ri

Nico Williams ishte një nga lojtarët më të mirë në Europian. Paraqitjet e tij me Spanjën nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa të reja të rëndësishme vijnë nga merkato.

Përformanca në Europian nuk bëri gjë tjetër veçse rriti interesin e emrave të mëdhenj për talentin e Atletiko Bilbaos, mbi të gjitha atë të Barcelonës. Katalanasit janë gati të finalizojnë marrëveshjen me anësorin, pavarësisht problemeve ekonomike.

Williams ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh. Nga La Liga duket se ka dritë jeshile, pasi ka zëra se Barcelona mund të bëjë ndonjë goditje në merkato, duke lënë mbrapa kështu vështirësitë e shfaqura vitet e fundit në regjistrimin e lojtarëve.

Shifrat në sezonin e fundit janë të kënaqshme, 11 asiste dhe 5 gola në 31 ndeshje. 22-vjeçari në Europian, numëron 1 gol dhe 1 asist.

 

SHKARKO APP