Nigerani James i Laçit i zhgënjyer, nuk e lejuan të vishte fanellën e Partizanit

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro zbuloi pak ditë më parë se nigeriani i Laçit, James Adeniyi, është objektiv kryesor i skuadrës së tij, në mbyllje të merkatos së dimrit. Por James nuk u lejua nga drejtuesit e Laçit të largohet në ekipin kryeqytetas, ndërsa para ndeshjes  me Partizanin, sulmuesi James zbulon se ka pasur edhe ai dëshirë të luante me të kuqtë. “I shpreha klubit dëshirën time që të transferohesha te skuadra e Partizanit, por presidenti Pashka Laska nuk më dha leje. Jam shumë  i mërzitur, sepse mendoja që klubet do të arrinin një marrëveshje!” Partizani, duke mos arritur që të fitojë shërbimet e James, veproi dy ditë më parë në treguan e huaj dhe arriti marrëveshje me një lojtar tjetër cilësor, që luan me ekipin kombëtar të Lituanisë, Darvydas Sernas. Ky i fundit, pjesë e kombëtares së Lituanisë, madje i ka shënuar gol edhe kampionëve të botës Spanjës, në humbjen 1-3 të ekipit të tij përfaqësues, konsiderohet si blerje alternativë, ngaqë nuk u arrit marrëveshja me James. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?