Nis aventura europiane e skuadrave shqiptare, 8 ekipe zbresin në fushë në Champions dhe Conference League
Mbrëmjen e sotme nis zyrtarisht rrugëtimi i skuadrave shqiptare në arenën europiane, me klubet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi që do të zbresin në fushë në ndeshjet e para të tureve kualifikuese të UEFA Champions League dhe UEFA Conference League.
Programi hapet me kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit, të cilët do të përballen në transfertë me kampionët e Lituanisë, Zalgiris, në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Champions League.
Po këtë mbrëmje, Elbasani do të debutojë në Conference League, ku në “Elbasan Arena” do të presë skuadrën bjelloruse BATE Borisov, me synimin për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Të mërkurën do të jetë radha e kampiones së Shqipërisë, Egnatia, që do të luajë në transfertë ndaj Petrocub të Moldavisë, ndërsa Ballkani i Kosovës do të përballet në Uells me Connah’s Quay Nomads.
Kalendari europian do të mbyllet të enjten me katër përballje të tjera. Vllaznia do të presë Malishevën në një duel tërësisht shqiptar në Conference League, ndërsa Shkëndija e Tetovës do të luajë në transfertë ndaj Europa FC të Gjibraltarit. Po atë ditë, Dinamo do të presë Astanën e Kazakistanit, ndërsa Deçiqi i Malit të Zi do të përballet në Letoni me Liepajan.
Programi i ndeshjeve:
E martë
* Zalgiris – Drita
* Elbasani – BATE Borisov
E mërkurë
* Petrocub – Egnatia
* Connah’s Quay Nomads – Ballkani
E enjte
* Vllaznia – Malisheva
* Europa FC – Shkëndija
* Dinamo – Astana
* Liepaja – Deçiq
KOHA JONË SONDAZH

