Nis aventura olimpike për Shqipërinë, skiatori Deni Xhepa i 34-ti në garën e super-gjigandit

Nisën sot Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026” edhe për Shqipërinë, që në këtë event përfaqësohet me 4 sportistë, të gjithë në disiplinën e skive alpine.

I pari që zbriti në pistë ishte i vetmi mashkull i delegacionit kuqezi, skiatori Deni Xhepa. Ai garoi në disiplinën e super-gjigandit, ku nuk la shumë gjurmë edhe pse bëri një paraqitje pozitive.

Në këtë garë ishin gjithsej 42 skiatorë dhe Xhepa u rendit në vendin e 34-t. Pas zbritjes, ai dha kohën 1’31”72, duke e përfunduar garën +6”40 nga fituesi i saj, zvicerani Franjo von Allmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhepa do të vijojë aventurën e tij në këtë Olimpiadë edhe në dy disiplina të tjera: sllallomi gjigand dhe sllallom. Tri skiatoret e tjera pjesëmarrëse janë Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?