Nis sfida Shqipëri-Gjeorgji në “Air Albania”, kuqezinjtë në kërkim të fitores (VIDEO)

Pas humbjes me Spanjën, Shqipëria pret në stadiumin ”Air Albania” Gjeorgjinë në testin e dytë miqësor.

Tranjeri Edy Reja ka përzgjedhur edhe lojtarët titullarë teksa ka disa ndryshime nga sfida me iberikasit. Kështu, mes shtyllave rikthehet Thomas Strakosha, ndërsa nuk ndryshon mbrojtja me Kumbullën, Ismajlin dhe Gjimshitin.

Reparti i mesfushës është edhe ai që pëson më shumë ndryshime, ndërsa nga minuta e parë e nisin Endri Çekiçi, Kristjan Asllani, Odise Roshi dhe Ylber Ramadani teksa konfirmohet Elseid Hysaj që mban edhe shiritin e kapitenit. Në sulm, i besohet sërish yllit Armando Broja i cili shoqërohet këtë herë nga Rey Manaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet zyrtare:

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria (3-5-2): Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Çekiçi, Asllani, Ramadani, Hysaj, Broja, Manaj

Trajner: Edy Reja

Gjeorgjia: Mamardashvili, Tsitaishvili, Dvali, Kashia, Chabradze, Davitashvili, Aburjania, Kvekveksiri, Kvirkvelia, Volkovi, Vako

Trajner: Willy Sagnol

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?