Nisin bisedimet për rinovimin me Van Dijk

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk deklaroi se diskutimet zyrtare mbi një zgjatje të kontratës kanë filluar me klubin e Premier League. Mbrojtësit holandez i përfundon kontrata në fund të sezonit. Lojtari 33-vjeçar u transferua tek të kuqtë nga Southampton në vitin 2018 dhe që atëherë e ka ndihmuar ekipin që të fitojë Premier League, Champions League, dy trofe të Lig Kap, Kupën FA Cup dhe Botërorin e Klubeve.

”Mund të them se diskutimet po vazhdojnë me njerëzit e duhur! Ato kanë nisur, por nuk e di, do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Fokusi im i plotë është te Liverpuli, dua të fitoj sfidat në vazhdim dhe asgjë tjetër! Ndihem shumë mirë, fizikisht, mendërisht dhe po argëtohem! Përkushtimi i plotë është me Liverpulin dhe për të qenë i suksesshëm në këtë sezon”.

Trajneri i të kuqve, Arne Slot ka deklaruar më herët se futbollistët si Van Dijk, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah dhe mbrojtësi i Anglisë, Trent Alexander-Arnold, të cilëve u përfundojnë kontratat në verën e ardhshme, duhet që t’i fitojnë rinovimet.

 

SHKARKO APP