Një arbitër gjerman do të vendosë drejtësinë në finalen e Champions
UEFA ka zyrtarizuar arbitrat që do të drejtojnë finalet e kompeticioneve evropiane për klube.
Gjermani Daniel Siebert do të jetë arbitri kryesor i finales së UEFA Champions League mes Arsenal dhe Paris Saint-Germain., që zhvillohet më 30 maj.
Siebert kishte arbitruar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Arsenalit dhe Atlético de Madrid.
Francezi Francois Letexier është caktuar të ndajë drejtësinë në finalen e UEFA Europa League mes Freiburg dhe Aston Villa., e cila luhet më 20 maj.
Kurse italiani Maurizio Mariani do të gjykojë finalen e UEFA Europa Conference League ndërmjet Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.
KOHA JONË SONDAZH

