Një arbitër turk vendos drejtësi në Letoni-Shqipëri

Në prag të përballjes vendimtare mes Letonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, UEFA ka zyrtarizuar emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë sfidën që zhvillohet të martën në Riga.

Takimi do të gjykohet nga një trupë arbitrash nga Turqia. Arbitri kryesor do të jetë Umut Meler, një emër që ka qenë në qendër të vëmendjes pas incidentit të dhunshëm në dhjetor të vitit 2023, kur u sulmua fizikisht nga presidenti i klubit Ankaragucu pas përfundimit të një ndeshjeje në Superligën turke.

Në krah të Meler do të jenë asistentët Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Oguzhan Cakir.

Ndërkohë, drejtësia teknologjike do të sigurohet nga dy arbitra gjermanë në dhomën e VAR-it: Harm Osmers do të jetë përgjegjës si VAR kryesor, ndërsa Daniel Schlager do të shërbejë si asistent i tij.

Kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në turneun më të madh të futbollit botëror.

Turkish referee Halil Umut Meler leaves hospital after attack from  Ankaragucu president Faruk Koca | Super Lig matches to resume on Tuesday |  Football News | Sky Sports

SHKARKO APP