Një dedikim special për Kobe Bryant, LeBron James bën një tatuazh të veçantë!

LeBron James do ta mbajë gjithmonë me vete Kobe Bryant. Ylli i Los Anxheles Lejkërs ka bërë tatuazh në këmbë një mamba te zezë, simboli i legjendës që ndërroi jetë në aksidentin me helikopter pak ditë më parë.

“The King”, është parë në stërvitje me kofshën e djathtë të mbuluar nga një material transparent ku veç gjarprit, lexohej qartë “Maba 4 Life”. Të njëjtin tatuazh e ka bërë dhe një tjetër lojtar i Lejkërsave, Anthony Davis.

SHKARKO APP