Një fëmijë serb bashkon për bamirësi Ronaldon me Messin
Një fëmijë serb bën bashkë Cristiano Ronaldon me Lionel Messin. Pas gjestit të CR7, për të ndihmuar një të fëmijë vetëm gjashtë muajsh që vuante nga astrofia muskulore kurrizore, kauzës iu bashkua edhe “ylli” argjentinas.
Për të kontribuar në trajtimin e shtrenjtë, kampioni i Barcelonës, siç raportohet nga mediet në Beograd, ka dërguar fanellën me numër 10, të firmosur nga ai, e cila do të dalë në ankand me çmimin fillestar tetë milion dinarë, e barabartë me pak më shumë se 8,500 euro.
Cristiano Ronaldo tashmë ka dërguar fanellën e tij të nënshkruar me numrin 7 të Juventusit, por ankandi ende nuk është mbyllur. Në fillim të prillit, shiriti i kapitenit që Ronaldo e hodhi në fushë në përfundim të ndeshjes Serbi-Portugali.