Një gazetare, frymëzimi i ri i Ronaldos
Nuk duket të jetë demoralizuar shumë Cristiano Ronaldo pas ndarjes nga modelja rusë Irina Shayk. Kampioni portugez është rikthyer në sulm duke u hedhur në krahët e gazetares spanjolle Lucia Villalon. Vetëm një javë nga ndarja me Shayk, vijnë konfirmimet për lidhjen e re të Ronaldos. Këtë herë “fatlumja” është Villalon, gazetarja e Real TV, televizioni zyrtar i Real Madrid, që ndjek gjithmonë nga afër skuadrën. Ishte pikurish stafi i real Tv që e shoqëroi në ceremoninë e marrjes së “Topit të artë” ku mungoi Shayk.
KOHA JONË SONDAZH

