Një gjerman që nuk i sjell fat Juves, do vendos drejtësi ndaj Lyon-it
Felix Zwayer është arbitri i përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen e kthimit mes Juventusit dhe Lyon. Dueli i parashikuar që të luhet më 7 gusht në orën 21:00 në “Allianz Stadium” do të gjykohet nga arbitri nga Berlini, i cili në fakt nuk është se i ka sjellë fat ekipit torinez në precedentin e mëparshëm.
Kampionët e Italisë u mposhtën 2-0 nga Atletico Madrid në duelin e parë të fazës së 1/8-ve, por që do të përmbyseshin nga tripleta e Ronaldos. Mbetet të shihet nëse këtë herë do t’i sjell më shumë fat bardhezinjve. /Koha Jone/