Një gol i Benzema ngjit Realin në krye, “me sytë” nga Barça
Një gol për 3 pikë si dhe për vendin e parë.
Kaq i mjaftoi Realit të Madridit për të marrë për herë të parë në këtë sezon kreun e klasifikimit të Primera Divizion, të paktën për disa orë në pritje për të parë se çfarë do të bëjë Barcelona në “Camp Nou” përballë Levantes. Skuadra e Benitezit regjistroi fitoren e katërt radhazi përfshirë dhe sfidën e Championsit pasi mundi Granadan jo pa vështirësi në “Santiago Bernabeu”. Ronaldo këtë herë nuk arriti të realizojë për madrilenët, siç kishte bërë në dy takimet e fundit, gjithsesi për Los Blancos mjaftoi Benzema për të mos lënë të bardhë rezultatin dhe për të marrë 3 pikët në përfundim.
Një ndeshje që i hapi jo pak probleme formacionit të Benitezit, aq sa në pjesën e parë Granadas iu anulua dhe një gol nga ana e kryesorit, ndërsa në momente të caktuara mbrojta e Realit u vu në vështirësi. Në minutën e 52-të, madje Granada pati dhe mundësinë për të shënuar por nuk e shfrytëzoi dhe 3 minuta më pas u ndëshkua me takimin që pati përfundimin logjik, 3 pikë për Realin dhe vendi i parë për momentin në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

