Një grek është më i shpejti në Seria A, Gjimshiti në vendin e 5-të

Për të luajtur futboll në nivelet më të larta, nuk është më e mjaftueshme që të dish vetëm të pasosh topin dhe të kesh një inteligjencë për të kuptuar lojën, por edhe të bësh lëvizjet e duhura. Në vitin 2019, kur teknologjia bëhet gjithmonë edhe më prezentë, pamja fizike luan një rol të rëndësishëm në futbollin modern.

 

Shpesh herë futbollistët i krahasojnë me atletët (jo për të bërë gara si Bolt), por për shkak të gjendjes fizike e cila tregohet më së miri në spritet që mund të bëhen në aksione të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gazzetta dello Sport” ditën e sotme ka publikuar një artikull në lidhje me futbollistët më të shpejtë në dy javët e para të sezonit 2019-20. Gazeta më e madhe italiane ka marrë parasysh shpejtësinë më të madhe të arritur nga futbollistët në aksione të ndryshme, teksa vendin e parë e mban Kosta Monolas me shpejtësinë 35.42 km/h duke lënë pas një yll të futbollit botëror si Cristiano Ronaldo me shpejtësinë 34.64 km/h.

Mjaft interesant është fakti që vendin e 5-të në këtë renditje e zë Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i kombëtares sonë është jo vetëm titullar në skuadrën e drejtuar nga Gasperini, por po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 34.26 km/h. /Rozalb Lika-Koha Jone/

K. Manolas: 35.41 km / h
C. Ronaldo: 34.62 km / h
S. Zaza: 34.56 km / h
G. Mancini: 34.46 km / h
B. Djimsiti: 34.26 km / h
P. Lirola: 34.13 km / h
J. Kluivert: 34.11 km / h
S. Amrabat: 33.93 km / h
E. Pulgar: 33.86 km / h
F. Kisha: 33.57 km / h

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?