Një kenian për titullin kampion, Kahata: Tirana, i fiton ndeshjet e mbetura
Ndeshja Elbasani-Tirana do të luhet në Pogradec, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën na ora 14:00 dhe shkak për këtë ndryshim janë bërë punimet që po kryhen në stadiumin ku luaneshe ekipi ynë kombëtar, “Elbasan Arena”. Francis Kahata ishte një nga protagonistët e Tiranës në fitoren 2-1 me Vllazninë në “Qemal Stafa”. Gugash Magani preferoi ta aktivizonte futbollistin kenian titullar, pas qëndrimit për një periudhë të gjatë në stolin e rezervave. – “Pas shumë ndeshjes në stolin e rezervave luajta titullar me Vllazninë, sfidë të cilën fatmirësisht e fituam. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në ndeshjet e mbetura të sezonit, për ta ndihmuar Tiranën që të rrijë objektivat sezonale. Unë mundohem të jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje, pastaj mbetet në dorë të trajnerit,” – thekson Kahata. Tirana mbetet një nga pretendentet për titullin kampion, sipas tij. “Mjafton t’i fitojmë të gjitha takimet tona për t’u shpallur kampion. Rivali më i fortë? Nuk dua të ndaj asnjë skuadër, sepse të gjitha ekipet luftojnë për titullin.” Sezonin e kaluar keniani arriti të realizonte 3 gola me fanellën bardheblu. Këtë sezon nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës, por nëse Tirana i arrin objektivat, sipas Kahatës, edhe ai do të ketë dhënë kontributin e tij. – “Është e vërtetë që sezonin e kaluar kam shënuar disa gola që i vlejtën shumë Tiranës, ndërsa tani e kam të vështirë ta gjej rrugën e rrjetës. Por kjo pak rëndësi ka, mjafton që skuadra të fitojë dhe të arrijë objektivat.”
Kategoria Superiore
Java e 31-të
17/04/2015
Laçi-Teuta 15:00
18/04/2015
Vllaznia – Flamurtari 13:00
Elbasani-Tirana 13:00
Skënderbeu-Apolonia 16:00
Partizani-Kukësi 16:00
Klasifikimi
Skënderbeu 63
Kukësi 62
Tirana 60
Partizani 59
Laçi 54
Flamurtari 34
Vllaznia 33
Teuta 26
Apolonia 19
Elbasani 13
KOHA JONË SONDAZH

