Një kombëtare turpi në futboll, dy ndeshje pëson 7 gola. Pannuci nuk drejton
Edhe sot humbëm 4 me 1 me Ukrahinën. Para pak ditësh humbëm 3 me 0 me Kosovën. Por kombëtarja bëri një tjetër ndeshje të tmerrshme për t’u parë, pa formë, pa përmbajtje dhe pa forcë. Panucci nuk e ka në dorë një skuadër.
90 minuta të tjera për t’u harruar, ndërsa askush nuk beson se ekziston më kjo skuadër. Kosova nuk ishte një rastësi, por një kambanë alarmi, që kombëtarja është në një ditë shumë të keqe. Skuadra që arriti të mbante vendin e tretë në eliminatoret e fundit u zhduk si me magji dhe 3 muaj më vonë kemi një skuadër që nuk do arrin asnjë vend në Kupat e Evropës, nëse do të ishte në Superiore.
Mbrojtja fut ujë nga të gjithë krahët me Mavrajn e Gjimshitin që për asnjë moment nuk u koordinuan. Në të majtë nuk ka mbrojtës dhe Veselin plotëson vetëm numrin. Hysaj lufton i vetëm, por nuk ka as pika mbështetje dhe as kontakti. Mesfusha jo vetëm që nuk krijon, por nuk arrin as të mbulojë.
Për sulmin është e tepërt të flasim.
Panucci nuk e ka luksin të lërë jashtë kësaj skuadre Agollin, Bashën, Grezdën, Xhakën dhe Memushajn.
Alarmi është dhënë me këto dy ndeshje, ndaj duhet reagim urgjent nga Presidenti Duka dhe trajneri Pannuci.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj, komentoi humbjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.
I ftuar në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport, Fakaj tregon se skuadra po humbet identitetin dhe situata është problematike.
“Nuk është se mua më shqetësojnë humbjet, por fakti se po humbasim identitetin dhe entuziazmin e krijuar. Mënyra se si po filozofohet loja është e gabuar. Ekipi është i çmobilizuar. Ajo që ndërtuam me shumë mund, po prishet. Skuadra po shpartallohet. Është situatë problematike”, tha ai.
“E rëndësishme është që të kthejmë dinjitetin. Nuk kemi bërë lojë atraktive, nuk i kemi cilësitë. Ndonjëherë e sheh dhe me syrin e tifozëve dhe do futboll të bukur, por si kemi ato kualitete. Ne nuk duhet të testojmë. Duhet të bëhemi gati në shtator dhe të luajmë gjithmonë me më të mirët”, shtoi Fakaj.
“Nuk e kemi luksin të testojmë 10 lojtarë të rinj. Ai lojtari i ri që vjen duhet të jetë më i mirë se ai që është. Vetëm kemi humbur në çdo lloj drejtimi. Gjithë lojtarët nuk e kanë më besimin. Do vinë me mentalitet tjetër. Nuk do vijnë më me besimin që kishin më përpara”.
“Duhet të vazhdojë Panucci? Unë se kam besim që Panucci e ka aftësinë për të na rikthyer dinjitoz. Kishim 4 mbrojtës të së njëjtës cilësi. Në një ndeshje më parë luajti me 3 sulmues me të njëjtat cilësi. Nuk e kam parë në kaq vite që dikush ta bënte ketë gjë”, theksoi mes tjerash Ervin Fakaj në Super Sport.
Top Channel