Një lajm shumë i mirë dhe një lajm i keq për Alban Mehan
Mesfushori Shqiptar pas paraqitjes mbresëlënëse që dhuroi në sfidën e fundit të kampionatit turk mes Konyasporit dhe Antalyasporit është përzgjedhur në 11-shen më më të mirë të javës.
Por po në atë takim Alban Meha u largua nga fusha në minutën e 83-të, pasi pësoi një dëmtim dhe për shkak të lëndimit mund të mungojë deri në përfundim të këtij viti. Ishte vetë klubi i Konyasporit që bëri të ditur se 29-vjeçari ka pësuar një dëmtim dhe rrezikon të humbasë tre ndeshjet e mbetura të fazës së parë. Mungesa e Mehës mund të jetë një humbje e madhe për Konyaspor, pasi momentalisht mesfushori shqiptar ishte nga lojtarët më në formë të skuadrës së drejtuar nga trajneri Aykut Kocaman.
Në ndeshjen e fundit ndaj Antalyaspor, skuadër tek e cila luan edhe Samuel Eto’o, Meha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Konyaspor. Falë dy asisteve të mesfushorit shqiptar bardhejeshilët e fituan atë ndeshje me rezultatin 3-2. Në formacionin më të mirë të javës së 14-të në kampionatin turk, Meha është vendosur në qendër të mesfushës përkrah, Jose Ernesto Sosës së Beshiktashit që me golin e tij në “Elbasan Arena” i shkaktoi humbjen e parë në grupet e Europa League, Skënderbeut, ndërsa ky repart plotësohet nga Lukas Podolski i Galatasaray-it dhe Potuk i Fenerbahces. Alban Meha deri tani ka qenë një lojtarët më të mirë të Konyasporit në këtë sezon të Superligës turke, në të cilin ka realizuar 4 gola ndërsa ka dhënë dhe 5 asiste. Falë paraqitjeve të tij me Konyasporin 29-vjeçari shpreson të grumbullohet edhe nga trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi në Euro 2016.
KOHA JONË SONDAZH

