Një lojë me shi dhe kartona të kuq, Partizani bën mrekullinë në 6 minutat e fundit
Edhe pse kushtet atomosferike ishin në disfavor, Partizani ka marrë një fitore të mundimshme përballë Teutës 2-1 në ndeshjen e radhës së kampionatit të Kategorisë Superiore.
Të kuqtë e Dajës besuan deri në fund dhe arritën të kthejnë rezultatin vetëm në minutat shtesë të takimit. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 27 të takimit me Gjogiev falë një topi të dhënë bukur në krah nga ana e Kallakut.
Barazimi erdhi vetëm në minutën e 90 nga pika e penalltisë. Vetëm 6 minuta më vonë, Cara shënoi golin e dytë që e largon Partizanin nga zona e ftohtë e renditjes.