Një milioner suedez gjykon Shqipërinë ndaj Portugalisë

UEFA ka caktuar gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Portugali, kualifikuese e “Euro 2016”, që do të luhet më 7 shtator në “Elbasan Arena”, ora 20:45. Gjyqtar kryesor është suedezi i njohur, Jonas Eriksson, i cili ka lindur më 28 mars 1974. Ai është një multi-milioner në vendin e tij dhe  arbitër ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2002.  Erikssson u bë një arbitër profesionist në vitin 1994 dhe ka gjykuar në “Allsvenskan” (Suedi) që nga viti 2000. Eriksson ka drejtuar 112 ndeshje ndërkombëtare që nga 2014-ta. Në gusht të vitit 2013, Eriksson u zgjodh për të arbitruar Superkupën e Europës mes Çelsit dhe Bajernit të Mynihut. Ka qenë pjesë e listës së gjyqtarëve të FIFA-s për finalet e Botërorit 2014, në Brazil. Ndeshja e tij e parë në Kupën e Botës së këtij viti ishte ajo mes SHBA dhe Ganës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?