Një mungesë dhe një ftesë e re para Nations League për kuqezinjtë, Laçi dëmtohet dhe Fetai grumbullohet
Ndryshim në listën kuqezi për ndeshjet e Nations League. Qazim Laçi nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e djeshme.
Mesfushori ka kryer këtë mëngjes një rezonancë magnetike, e cila ka zbuluar një dëmtim të shkallës së parë të muskulit fleksor të kofshës së majtë. Laçi do të vijojë tashmë programin e rehabilitimit pranë klubit të tij.
Në vend të tij, trajneri Rolando Maran ka ftuar Feta Fetain, i cili do t’i bashkohet në vijim grupit kuqezi dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve për sfidat e Nations League.
Kombëtarja ka nisur sot grumbullimin për katër ndeshjet e para të kompeticionit, me përballjet ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, kundër së cilës Shqipëria do të luajë dy herë.

