Një mur i hekurt tek Trepça ’89, Vllaznia nënshkruan me Fatbardh Latifin
Klubi i futbollit KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit qendror Fatbardh Latifi. Lojtari i bashkohet skuadrës kuqeblu pas arritjes së marrëveshjes për një kontratë 1+1-vjeçare. Latifi vjen te Vllaznia pas paraqitjeve pozitive në futbollin e Kosovës, ndërsa transferimi i tij është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes Vllaznisë dhe Trepça ’89.
Me këtë afrim, drejtuesit e klubit synojnë të forcojnë repartin defensiv për objektivat e sezonit të ri, duke shtuar cilësi dhe konkurrencë në qendër të mbrojtjes. Vllaznia i ka uruar Fatbardh Latifit mirëseardhje dhe suksese me fanellën kuqeblu, me shpresën që ai të kontribuojë në arritjet e skuadrës në sezonet në vazhdim.
Fatbardh Latifi ka qenë një nga zbulimet dhe shtyllat më të forta të KF Trepça ’89 gjatë këtij sezoni, duke u kthyer në një emër që ka dominuar repartin defensiv nga java e parë deri në fund të kampionatit. Me plot 33 ndeshje si titullar, mbrojtësi qendror ka qenë zgjedhje e padiskutueshme e trajnerëve, duke mos e humbur asnjëherë vendin në formacion dhe duke garantuar stabilitet maksimal në prapavijë.
Me paraqitje të pandërprera dhe nivel të lartë forme gjatë gjithë sezonit, ai u shndërrua në “mur të hekurt” të Trepçës ’89 dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Postimi i plotë
Mirë se vjen, Fatbardh Latifi!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin qendror Fatbardh Latifi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë me kontratë 1+1 vjeçare.
Latifi vjen pas paraqitjeve të mira në futbollin e Kosovës dhe transferimi i tij realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet KF Vllaznia dhe klubit Trepça ’89.
I urojmë Fatbardhit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në rrugëtimin e tij me Vllazninë!
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!
KOHA JONË SONDAZH

