Një President, tifoz i zjarrtë i ekipit skocez të Celtic, ku luajti ikona e futbollit shqiptar, Rudi Vata

Ilir Meta njihet si një tifoz i zjarrtë i ekipit të njohur skocez të Celtic, ku ka luajtur legjenda e futbollit shqiptar, Rudi Vata.
Fansat e presidentit shqiptar nga Skocia janë të shumtë. Ndërkohë mbrëmë u organizua festa e CELTIC SUPPORTERS CLUB ALBANIA.

Në ceremoni presidenti Meta tha: “Jashtëzakonisht i lumtur për inagurimin e “Celtic Supporters Club Albania”, së bashku me legjendën e Kombëtares tonë dhe ish-lojtarin e Celtic FC, Rudi Vata.

Të gjithë tifozët e shumtë shqiptarë që mbështesin djemtë e #CelticFC? tashmë e kanë një Parajsë në zemër të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Celtic Supporters Club Albania”??? duhej të ishte hapur pikërisht në këtë ditë pasi një vit më parë, më 9 korrik 2019, gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë, unë takova një grup të mrekullueshëm të tifozëve të Celtic FC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përqafime të zjarrta nga Tirana për të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Celtic FC në mbarë botën.

Hail Hail! ???

 

Celtic F.C. është një ekip profesionist futbolli me vendodhje në qytetin e Glasgout (Skoci) i cili luan në Premier Ligën Skoceze. Aktualisht, ai është i vetmi ekip që nuk ka rënë nga kategoria, qysh prej kohës së themelimit të tij në 6 Nëntor 1887.

Eshtë ekipi kampion i Skocisë  dhe një ndër ekipet më të forta të Europës.

Ekipi i luan ndeshjet vendase në stadiumin Celtic Park me një kapacitet maksimal prej 60.355 shikuesish

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?