Një psikiatër për të ndihmuar ekipin drejt titullit 

Fundi i premier League po afron dhe ëndrra e Leicester për titullin e parë kampion në histori mund të bëhet realitet shumë shpejt, por për t’ia dalë mbanë duhet fitorja në ndeshjen e sotme ndaj Svansea. Frika e dështimit ka pushtuar disi lojtarët e skuadrës së trajnerit Ranieri, që nuk do të kenë në fushë sulmuesin Jammie Vardy, i pezulluar. Por në mbështetje do të jenë 32 mijë tifozët e Leicester në “King Poëuer Stadium”. Megjithatë lojtarët e “dhelprave” i ka kapur paniku, pasi nuk janë mësuar nga situate e krijuar, ndaj dhe drejtuesit e skuadrës kanë menduar të ndryshojnë strategji. Claudio Ranieri trajneri i Leicester,  për të shkruar një faqe të historisë së futbollit botëror edhe pse Leicester është 5 pikë larg Tottenham, thotë: “Mund t’ia dalim mbanë. Një objektiv e arritëm, jemi në Champions League, tani të fitojmë për t’u shpallur kampionë”, ka thënë Ranieri, që kërkon të karikojë skuadrën. Por frika se mos dështojnë në realizimin e ëndrrës ka bërë që në staf të jetë edhe një mjek psikolog, Mark Mçonnochie. Ai përpiqet të reduktojë stresin te lojtarët nga njëra ndeshje në tjetrën. “Nuk duhet të mendojmë faktin se duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”, ka thënë psikiatri.

Java e 35-të- Dje

Manchester C-Stoke            4-0

Swiss Digital Desktop Reklama

Bournemouth-Çelsi             1-4

Swiss Digital Mobile Reklama

Aston Vila-Southampton    2-4

Liverpul – Njukasëll              2-2

24 prill

15:05 Sunderland – Arsenal

17:15 Leicester – Svansea

25 prill

21:00 Totenhem – UBA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?