Një rikthim i madh për Interin në super duelin ndaj Napolit në fundjavë
Inter u rikthye në krye të Serie A, por ekipi zikaltër as që ka ndërmend të lëshojë vendin e parë, për këtë arsye Simone Inzaghi nuk kursen askënd në vigjilje të sfidës kundër Napolit, një ndeshje që pritet të thotë jo pak mbi garën për titull në këtë edicion të Serie A.
Marcus Thuram ka qenë mungesa më e madhe në dy ndeshjet e fundit kundër Genoa dhe Lazio-s. Në kushte të tjera, nëse nuk do të ishte për sfidën kundër Napolit, Inzaghi do ta kursente me kënaqësi sulmuesin francez, në mënyrë që të rikuperohej plotësisht, por Inzaghi kërkon ta nis këtë përballje në “Maradona” me dyshen Thuram-Lautaro nga minuta e parë.
Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon me Pavard, Acerbi dhe Bastoni përpara portierit Martinez. Dumfries dhe Dimarco nga krahët, ndërsa mesfushën do t’ia besojë Barella-s, Calhanoglu dhe Mkhitaryan, Asllani në stol.
KOHA JONË SONDAZH

