Një serb nga Novi Pazar, për të bindur Kukësin pretendent për titull
Kukësi, kryesues i Kategorisë Superiore pas pjesës së parë të këtij sezoni, për të siguruar titullin e parë kampion në histori, po eksploron tregje të huaja, ku së fundmi është shfaqur në stërvitje edhe një serb. Pas kolumbianëve dhe brazilianit, që duket se nuk e bindën trajnerin Artim Shaqiri, sot në stërvitje ka dalë sulmuesi serb, Admir Kecap, 27 vjeç. Ai do të jetë në provë me Kukësin, për të marrë “ok” e trajnerit, nëse do të vazhdojë karrierën me verilindorët. Kecap vjen nga Superliga serbe, teksa ka luajtur deri tani me ekipin qe mban vendin e 5-të në renditje, Novi Pazar. Gjatë dimrit, Kukësi ka bërë goditjen e parë të bujshme, duke afruar talentin e Flamurtarit, Gledi Mici.
KOHA JONË SONDAZH

