Një skuadër fqinje pa shumë përvojë përballë Kukësit, në turin e dytë

Kukësi do të ketë një kundërshtar jo më të fortë se vetja, në turin e dytë të Europa League, çka do të thotë se ka shanse të mëdha të shkojë në zonën “Play-off”, pse jo të arrijë edhe suksesin historik për kualifikimin në fazën e grupeve. Një vit më parë Kukësi shkoi deri në zonën “Play-off” dhe tashmë synon një hapo më tej.

Kukësi është skuadra e vetme shqiptare, e cila u kualifikua për në raundin e dytë të Ligës së Europës pasi arriti një barazim pa gola ndaj Torpedo Zhodino në Bjellorusi, ndërsa fitoi në ndeshjen e parë 2-0 në “Qemal Stafa”.

Kuksianët janë njohur edhe me kundërshtarin e ardhshëm në turin e dytë të këtij kompeticioni. Malazezët e Mlladost Podgorica arritën të kualifikohen ndaj Neftchi Baku pas dy barazimesh. Ndeshja e parë mes dy ekipeve në Azerbajxhan kishte përfunduar me rezultatin 2-2, ndërsa mbrëmjen e së enjtes, malazezët janë kualifikuar  pas një goli të shënuar nga Vukoviç në minutën e 91-t, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi do ta luajë ndeshjen e parë më 16 korrik në “Qemal Stafa”, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 korrik në Malin e Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në letër, Mlladost Podgorica duket një kundërshtar i kalueshëm për Kukësin, të cilët bënë një paraqitje dinjitoze në ndeshjen e parë.

Përveç Kukësit, skuadra e vetme që mbeti në Europa League nga ekipet shqiptare, edhe Skënderbeu do të luajë këtë javë ndeshjet e para euroipiane në Champions League, me synim të kalojë të paktën turin e dytë.  

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?