Një tjetër “ushtar” braktis Valverden para ndeshjes me Interin

Nuk kanë fund dëmtimet te skuadra e Barcelonës. Kur kanë mbetur shumë pak nga starti i super sfidës ndaj Interit, Valverde humbet një tjetër elementë të rëndësishëm. Përveç Jordi Albës, që është i dëmtuar prej disa javësh, ka humbur edhe mbrojtësin tjetër të majtë, Junior Firpo.

 

Ky i fundit ka shfaqur probleme muskulore dhe tekniku katalan nuk ka ndërmend ta rrezikojë, teksa sipas mediave spanjolle, ndaj zikaltërve pritet që në të majtë të luajë Nelson Semedo dhe në të djathtë të rikthehet Sergi Roberto.

Dembele dhe Messi ndërkohë mbetet në dyshim dhe pas pak minutash do të mësohet nëse do të luajnë nga minuta e parë.

SHKARKO APP