Një vit jashtë, legjenda spanjolle Nadal kthehet me fitore

Pas një viti mungesë, Rafa Nadal rikthehet me një paraqitje më se bindëse, duke mposhtur në dy sete (7-5, 6-1) austriakun Dominic Thiem dhe duke u kualifikuar kështu në turin e dytë të turneut në Brisbane të Australisë.

“Sot është një ditë emocionale dhe e rëndësishme për mua, pas ndoshta një prej viteve më të vështira të karrierës sime”, tha Nadal pas suksesit kundër Thiem.

“Pata rastin të kthehem pas një viti dhe të luaj përballë një publiku fantastik dhe, mendoj, në një nivel shumë pozitiv. Sinqerisht, viti i kaluar jashtë turneve ishte ndoshta viti më i keq i jetës sime”, shtoi tenisti nga Mallorca.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se luajta mjaft mirë. Mora mijëra mesazhe gjatë rehabilitimit dhe ishte e rëndësishme dhe të ndihesha sërish konkurrues para një publiku që më bën të ndiej se dashuria e tyre më bën vërtet të lumtur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?