Njihuni me Lindon Selahin, talentin 20-vjeçar të thirrur nga Reja (VIDEO)

Mesfushori i krahut të djathtë, Lindon Selahi, është surpriza e radhës e De Biasit në grumbullimin për dy ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavis.  RTSH 20-vjeçari luan te skuadra e Twentes dhe është ndjekur nga Reja prej kohësh.

 

Lojtari i lindur në Belgjikë ka vendosur të përfaqësojë vendin e origjinës duke u shpërblyer me grumbullimin për dy sfidat vendimtare në Stamboll dhe Kishinjev. Selahi e ka nisur karrierën në radhët e Standard Liegge por këtë verë u transferua në Holandë te Twente ku trajneri Gonzalo García i ka dhënë hapësira të mëdha duke e aktivizuar titullar në të 9 ndeshjet e zhvilluara në Eredivisie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori me origjinë shqiptare numëron plot 589 minuta gjatë këtij sezoni dhe do të jetë një nga lojtarët më të aktivizuar të listës kuqezi. Vetëm në ndeshjen e fundit është aktivizuar për 4 minuta në barazimin 1-1 ndaj Sparta Roterdam.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?