Njihuni me tri skuadrat që janë në garë për të fituar tripletën këtë sezon

Bayern Munich arriti që të siguronte në biletë për në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi fitoi ndaj Frankfurtit 2-1 në gjysmëfinale. Skuadra bavareze i bashkohet Juventusit dhe Paris Saint-Germain, në klubin e ekipeve të vetme që mund të fitojnë tripletë trofesh këtë sezon.

As Barcelona dhe as Real Madrid nuk janë në garë për të fituar tri trofe, pasi janë eliminuar në Kupën e Mbretit. Në Angli Manchester City nuk ka shanse për të fituar kampionatin, ndërkohë që Liverpool është eliminuar nga FA Cup dhe Champions League.

Juventus, PSG dh Bayern Munich kanë shanse që të fitojnë tri trofetë e rëndësishëm këtë sezon. Napoli është në garë për momentin në tri kompeticionet, po shanset për triumfin e mundshëm në Seria A janë shumë minimale.

PSG fitoi në tavolinë Ligue 1 prej pandemisë së Covid-19, ndërkohë që nuk ka një vendim zyrtar për finalen e Kupës së Francës, të cilën duhet ta luajë ndaj Saint-Etienne. Juventus do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit (ka fituar 1-0 në Milano), ndërkohë që Champions duhet të përmbysin humbjen 1-0 në Francë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP