FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nora Gjakova nuk di të ndalet, medalje ari në Grand Slamin e xhudos në Azerbajxhan

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Xhudistja “dardane” u ngjat në shkallën më të lartë të podiumit për peshën deri 57 kg, duke e arritur objektivin që ia kishte vënë vetes.

Gjakova e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, duke fituar me “ippon” ndaj polakes Arleta Podolak. Në raundin e tretë triumfoi sërish me “ippon” ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me “ippon”.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, aty ku u përball me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë. Gjakova e mposhti gjeorgjianen me Ëaz-ari, për t’i dhuruar Kosovës medaljen e artë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?