Norvegjia cakton datën e rifillimit të kampionatit

Një tjetër kampionat europian do të fillojë në muajin qershor. Bëhet fjalë për kampionatin norvegjez që do të nisë sezonin e ri në 16 qershor. Qeveria e vendit skandinav ka ndezur dritën jeshile për futbollin e luajtur teksa kanë nisur edhe seancat stërvitore në grup.

“Jemi shumë të lumtur që shteti norvegjez na ka dhënë ok-in për rinisjen e futbollit. Edhe pse do të jetë një futboll ndryshe dhe pa publik, nisja e sezonit të ri do të sjellë gëzim dhe shumë entuziazëm te shumë persona”, theksoi presidenti i federatës norvegjeze të futbollit Terje Svendsen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?