Norwich në emergjencë totale, pa 10 lojtarë sot ndaj City-it

Premier League këtë fundjavë do të dhurojë disa ndeshje shumë interesante. Pep Guardiola do të luajë në shtëpinë e Norwich , teksa vendasit këtë javë festuan shpallen e sulmuesit finlandez, Teemu Pukki si lojtari më i mirë i muajit të kaluar.

 

Gjithsesi lajmet pozitive për Norwich do të ndalen këtu, pasi skuadra e Daniel Farke do të duhet të përballet me kampionët e Anglisë në kushte absolutisht të jashtëzakonshme. Në fakt, 10 lojtarë nga skuadra e parë e ekipit surprizë në këtë sezon do të detyrohen të humbasin ndeshjen kundër City për shkak të lëndimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që fakti më pozitiv ka të bëjë me mungesat e shumta në repartin e prapavijës. Nuk do të ketë asnjë nga mbrojtësit qendror në dispozicion, as mbrojtësin e krahut të djathtë Max Aarons dhe portierin Tim Krul, i cili mund të shërohet në minutat e fundit para ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?