Nue Nreca shqyrton ofertat, mbrojtësi i majtë mbetet lojtar i lirë
Nue Nreca, vazhdon të jetë pa klub dhe aktualisht po shqyrton disa oferta nga skuadra të Kosovës dhe Shqipërisë, teksa pritet që shumë shpejt të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij.
24-vjeçari së fundmi ishte pjesë e KF Mitrovica në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa më herët ka veshur fanellën e KF Drenica, ku ishte një nga alternativat në krahun e majtë të mbrojtjes. Nreca ka ndërtuar një karrierë të pasur në futbollin kosovar, duke luajtur për disa skuadra si Rahoveci, Vëllazëria Zhur, Prizreni dhe Suhareka, duke fituar përvojë të konsiderueshme në garat vendore.
Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij ishte transferimi në Kroaci, ku firmosi kontratë profesionale me Hrvatski Dragovoljac dhe debutoi në elitën e futbollit kroat, duke u përballur me disa prej skuadrave më të njohura të kampionatit.
Falë shpejtësisë, disiplinës taktike dhe aftësisë për të mbuluar të gjithë krahun e majtë, Nreca vazhdon të mbetet një emër interesant në tregun e futbollistëve të lirë. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai ka oferta konkrete nga disa klube të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa vendimi për të ardhmen pritet të merret gjatë javëve në vijim.
Me eksperiencën e fituar si në futbollin kosovar ashtu edhe në atë kroat, Nreca synon të gjejë projektin e duhur për të vazhduar zhvillimin e karrierës dhe për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë.
KOHA JONË SONDAZH

