Nuhiu debuton me humbje te Tirana, mundet nga Bylisi në “Selman Stërmasi”
Starti i Ardian Nuhiut në stolin e Tiranës nuk ka qenë aspak i mbarë. Bardheblutë u mposhtën 2-0 nga Bylisi në “Selman Stërmasi”, në sfidën hapëse të javës së 10-të të Abissnet Superiore.
Skuadra mike kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Përgjonit, ndërsa në fraksionin e dytë një autogol i Verës vulosi fatin e ndeshjes.
Kriza e Tiranës thellohet më tej, kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat, që e mban ekipin në zonën e ftohtë të renditjes. Pavarësisht përpjekjeve, Nuhiu, i cili mori drejtimin vetëm dy ditë para ndeshjes, nuk arriti të ndryshojë ecurinë negative të skuadrës.
Nga ana tjetër, Bylisi regjistroi fitoren e dytë radhazi, duke arritur kuotën e 12 pikëve. Ekipi nga Mallakastra zhvilloi një ndeshje të kujdesshme dhe efikase, duke marrë një trepikësh me shumë vlerë në kryeqytet.
KOHA JONË SONDAZH

