FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk do të rinovojë me Milanin, Donnarumma mund të transferohet falas te Juvja

Gianluigi Donnarumma pritet të luajë sezonin e fundit me Milanin dhe e ardhmja e tij mund të jetë te Juventusi. “Sportitalia”, raporton se agjenti i lojtarit nuk është aspak i lumtur me qëndrimin e tij te Milani.

Në këtë situatë, thuhet se Raiola po përgatit një strategji për ta larguar portierin nga kuqezinjtë. Raporti i sipërpërmendur shkruan se agjenti do i kërkojë Milanit një kontratë 5-vjeçare me 9 milionë euro në sezon, diçka që nuk do të pritej mirë nga drejtuesit, të cilët nuk janë të gatshëm ta plotësojnë këtë kërkesë.

Në rast se rinovimi nuk vjen, atëherë Donnarumma do të jetë lojtar i lirë dhe mund të transferohet falas te Juventus. Bardhezinjtë e ndjekin prej kohësh, teksa mund t’i ofrojnë rrogën e kërkuar nga Raiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?