FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Nuk dua të vazhdoj më këtu”, Muric konfirmon largimin nga Sassuolo

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka bërë të ditur se aventura e tij me US Sassuolo Calcio do të përfundojë në fund të sezonit aktual. Në një deklaratë për gianlucadimarzio.com, gardiani kosovar konfirmoi se nuk dëshiron të vazhdojë më te skuadra italiane për arsye personale.

“I kam bërë të ditur klubit se nuk dua të qëndroj më këtu pas këtij sezoni për motive personale”, deklaroi Muric.

Portieri 26-vjeçar ndodhet te Sassuolo në formë huazimi nga Ipswich Town dhe me përfundimin e huazimit do të mbyllet automatikisht edhe eksperienca e tij në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me përfundimin e huazimit, mbaron edhe koha ime këtu”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtij sezoni, Muric ka zhvilluar 32 ndeshje me fanellën e Sassuolos, duke pësuar 43 gola, ndërsa në shumë raste është vlerësuar për paraqitjet e tij të sigurta në portë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?