“Nuk e braktisa Vllazninë në momente të vështira”, mbrojtësi njofton largimin

Renato Malota largohet zyrtarisht nga Vllaznia. Mbrojtësi nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me klubin shkodran, por shton se është i lumtur që nuk e braktisi këtë skuadër në momente të vështira.

“Përshëndetje të gjithëve! Nga sot nuk do jem më pjesë e Vllaznisë. Ndihem mirë që në momentet më të vështira nuk e braktisa kurrë këtë skuadër edhe pse ofertat nuk më kanë munguar asnjëherë.

Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë Shkodër, për respektin që më ka dhënë, gjithashtu edhe administratorin Lici që ka qenë korrekt dhe transparent me ne lojtarët.

Në fund dua të bëj një falënderim për tifozët shkodranë që më kanë bërë të ndihem si të isha djalë shkodre. Këtu mbyllet aventura ime me Vllazninë dhe gjithmonë do keni një vend të veccantë në zemrën time”, shkruan Malota.

SHKARKO APP