FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk janë në planet e Contes, Interi nxjerr në shitje dy yje që erdhën me bujë

Interi në janarin e këtij viti transferoi me bujë Christian Eriksen, por pa kaluar as një vit, mesfushori danez mund t’i thotë lamtumirë klubit zikaltër.  Skuadra milaneze shpenzoi rreth 27 milionë euro për kartonin e tij në janarin e kaluar dhe do të ishte gati të hiqte dorë për një shifër minimale prej 35 milionë eurosh.

Aktualisht për fantazistin danez kanë treguar interes klube si Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain dhe pikërisht te kampionët e Francës janë edhe shpresat e Interit. Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses, atëherë te Interi do të hidhen menjëherë në sulm për të afruar një tjetër futbollist dhe emri në krye të listës duket se është argjentinasi i Udineses, Rodrigo De Paul.

Ky i fundit është pjesë e kampionatit italian prej disa sezonesh dhe ka treguar se mund të luajë në të gjithë pozicionet e mesit të fushës në skemën 3-5-2 apo atë 3-4-1-2, ndërsa ajo që josh më shumë zikaltrit është edhe çmimi që nuk shkon më shumë se 30 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi gjithashtu po mendon edhe për një largim të Sanchez dhe gjetja e një tjetër bomberi në janar, edhe pse në fakt do të jetë shumë e vështirë, pasi nuk ka shumë emra në merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?