Nuk ju përgjigj letrës së presidentit, Lenjani mbetet mes katër rrugëve
Sioni prish kontratwn me nëntë lojtarë. Presidenti i klubit zviceran, Christian Constantin, nuk ka hezituar të prishë kontratën në mënyrë të njëanshme me nëntë pjesëtarë të ekipit të parë, mes të cilëve edhe Ermir Lenjanin, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit.
Lajmi u dha nga versioni “online” i gazetës zvicerane “Blick”, sipas së cilës, presidenti i klubit, Christian Constantin, u prishi kontratën pasi lojtarët nuk i ishin përgjigjur letrës së tij për të pranuar ulje të pagës. Bëhet fjalë për këta futbollistë: Pajtim Kasami, Johan Djourou, Alex Song, Ermir Lenjani, Xavier Kouassi, Seydou Doumbia, Mickael Facchinetti, Christian Zock dhe Birama Ndoye.
Lojtarët synojnë të mbrojnë veten nëpërmjet Shoqatës së Futbollistëve Zviceranë, e cila ka paraqitur një notë proteste, ku shkruhet se lidhja e forcave madhore me koronavirusin nuk është e pranueshme.