Nuk ka fitues në super përballjen për kreun mes Egnatias dhe Vllaznisë

Java e 28-të e Abissnet Superiore solli një përballje direkte mes dy pretendentëve për titull, ku Egnatia dhe Vllaznia ndanë pikët pas barazimit 0-0 në Rrogozhinë.

Takimi nisi me ritëm të lartë nga vendasit, që kërkuan menjëherë avantazhin. Egnatia provoi disa herë të rrezikojë në minutat e para me Albanesen dhe Jahajan, por portieri Pohls u tregua i vëmendshëm duke mbajtur të paprekur portën e shkodranëve.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ishte më kërkuese në pjesën e parë dhe krijoi disa situata të mira për shënim, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura deri në fundin e 45 minutave të para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fraksionin e dytë të lojës reagoi Vllaznia, që u përpoq të marrë kontrollin e ndeshjes. Megjithatë momenti që ndryshoi balancat erdhi në minutën e 71-të, kur Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Egnatian me një lojtar më pak në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutat e mbetura të takimit, të dy ekipet tentuan të gjenin golin e fitores, por pa sukses. Pas këtij rezultati, Vllaznia ruan vendin e parë në renditje me 52 pikë, dy më shumë se Egnatia që ndjek nga vendi i dytë.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?