Nuk ka largim në janar, Këln “blindon” Mërgim Mavrajn
Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë dhe i Këlnit, Mërgim Mavraj, duket se është përjashtuar nga merkato e dimrit, edhe pse kërkohej nga Mynih 1860. Pas nënshkrimit të Sascha Molders, TSV 1860 Mynih është ende intensivisht në kërkim të përforcimeve të reja për të parandaluar rënien në Bundeslihgën e tretë. Megjithatë, drejtori sportiv, Oliver Kreuzer raportoi se asnjë lojtar nuk është kontaktuar, edhe pse është përfolur ditët e fundit, për një interes prej luanëve mbi mbrojtësin qendror të Cologne, Mërgim Mavraj. Ky i fundit kërkonte një ekip tjetër, që të aktivizohej më shumë minuta, për shkak të konkurrencës së fortë tek skuadra e Bundesligës së parë. Por Köln citon trajnerin e Geisböcke, Peter Stöger, me fjalët: “Ne nuk kemi marrë asnjë telefonatë. Nëse do të ketë të interesuar, prapë kjo do të jetë një kërkesë me gjysmë zemre për mua dhe me gjysmë zemre gjërat nuk realizohen…”. Përveç kësaj, trajneri ishte i lumtur që të ketë katër mbrojtës qendror në skuadër. Këlni, kësisoj, hedh poshtë mundësinë e largimit të Mavraj.
KOHA JONË SONDAZH

