Nuk ka prova për trukimin e ndeshjeve, lirohet nga akuzat Armir Grima

Armir Grima, ish-trajneri i kombëtares së femrave në futboll dhe ish-portier i Vllaznisë, i arrestuar së bashku me grupin “Bajri”, është liruar sot nga Gjykata e rrethit Shkodër.

Prokuroria e këtij rrethi ka verifikuar se ai nuk ka kryer veprën penale të shitjeve të ndeshjeve për të cilën qëndronte me masën detyrim paraqitje prej disa muajsh.

Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit “Bajri”, i dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Por këto akuza nuk janë provuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet për këtë gjë e burgosën fillimisht, pastaj e lanë me masën “detyrim paraqitje” prej disa muajsh. Prej kësaj të marte, ai është qytetar i lirë dhe pa asnjë njollë mbi shpinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?