Nuk ka vend te Juventusi, Chiesa ka ofertë për t’u transferuar në Londër
Federico Chiesa pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi nuk është pjesë e projektit të trajnerit Thiago Motta. Sulmuesit italian i përfundon kontrata vitin e ardhshëm, ndaj dhe klubi torinez synon që ta shesë për të arkëtuar disa të ardhura.
E ardhmja është një enigmë pasi duket se nuk ka shumë radhë për ish-lojtarin e Fiorentinës. Roma zgjodhi Soulé, marrëveshja me Napolin duket e vështirë për t’u harruar, ndërkohë që edhe opsioni Tottenham është sfumuar.
Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga portali ‘Team Talk’, një ekip i ri vjen nga Anglia: është Chelsea i Enzo Maresca. Kontaktet mes agjentit të Chiesa-s dhe Bluve të Londrës kanë nisur dhe pritet të bëhen më të mëdha në doitët në vijim. Mesa duket e ardhmja do të jetë në Londër, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia që Tottenham të rifutet në garë. /R.Lika-Koha Jonë/