Nuk luan prej 7 muajsh, Arsenali e shpërblen Ozil me një bonus prej 9 mln eurosh

Nuk luan një ndeshje prej 7 muajsh. Zyrtarisht është i dëmtuar, por koha e rikuperimit nuk është e qartë. Trajneri madje e ka përjashtuar edhe nga lista e IEFA-s. Po flasim për Mesut Ozil, i cili po kalon kohë të vështira te skuadra e Arsenalit.

Klubi londinez në fakt i paguan 16 milionë euro neto në sezon, ndërkohë që së fundmi ka marrë edhe një premio prej 9 milionë euro. Për herë të fundit turko-gjermani ka zbritur në fushë më 7 mars, për ndeshjen kundër West Ham. Kontrata e tij përfundon në qershorin e vitit 2021, por palët nuk kanë gjetur ende një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Trajneri Mikel Arteta nuk e ka në planet e tij as për ndeshjet e Europa League. Ozil ndërkohë duket se do të respektojë kontratën deri në fund, ndërkohë që verën e ardhshme mund të mendojë një aventurë të re në Arabinë Saudite pasi ka marrë disa oferta tunduese. Al-Nassr deri më tani ka hasur në rezistencën e mesfushorit, i cili preferon që të qëndrojë ende në Europë për të treguar vlerat e tij. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP