Nuk shënonte nga muaji tetor, Asani rikthehet te goli në Kore

Jasir Asani është rikthyer në formën më të mirë. Sulmuesi mrekullon nga Korea e Jugut, teksa shënoi në barazimin 2-2 në transfertën e Jeonbuk. 29-vjeçari lëshoi një goditje kirurgjikale për të shtangur mbrojtjen dhe zhbllokuar sfidën.

Asani nuk shënonte prej 27 Nëntorit me skuadrën e tij dhe atëherë në Championsin e Azisë. Ndërsa në kampionat i mungonte goli prej 6 Tetorit të 2024-ës. Sulmuesi me origjinë nga Shkupi shënon golin e radhës në Korenë e Jugut.

Për Asanin ky është goli i 8-të këtë sezon me Guangju, teksa ka dhuruar edhe 1 asist. Jasir Asani pritet të jetë në mesin e të grumbulluarve të trajnerit Sylvinho për dy takimet e muajit Mars me Kombëtaren Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?