Nuk stërvitet prej dy ditësh, Alvarez duket si i “burgosur” te Atletico Madrid
Situata mes Julián Álvarez dhe Atlético Madrid po përkeqësohet nga dita në ditë. Sulmuesi argjentinas nuk është paraqitur për të dytën ditë radhazi në stërvitjen e skuadrës madrilene, duke thelluar edhe më shumë përplasjen me klubin.
Álvarez mungoi edhe në seancën e djeshme stërvitore, ndërsa këtë herë ka paraqitur një certifikatë mjekësore, për të dëshmuar se nuk është në gjendje të mirë fizike.
Mungesa e tij vjen në një moment tejet të tensionuar, pasi marrëdhënia mes lojtarit dhe Atlético Madrid duket se ka arritur në pikën më të ulët. Klubi spanjoll reagoi ashpër vetëm një ditë më parë përmes një komunikate zyrtare lidhur me situatën.
Megjithatë, në vend që tensionet të ulen, ato po shtohen. Mosparaqitja e dytë radhazi e Álvarez në stërvitje ka hapur edhe më shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në Madrid.
Për momentin, situata mbetet e bllokuar, ndërsa Atlético Madrid dhe sulmuesi argjentinas ndodhen në një përplasje të hapur që pritet të marrë zhvillime të reja në ditët në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

