Nuk u grumbullua nga Maran, por Jasir Asani shënon super gol në Azi (VIDEO)
Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Azi, duke lënë sërish gjurmë me fanellën e Esteghlal. Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm pesë minuta në fushë për të realizuar në fitoren 2-1 ndaj Al Gharafa, ndërsa forma e tij ngre pikëpyetje për mungesën në grumbullimin e fundit të Kombëtares.
Jasir Asani po kalon një moment pozitiv në Champions League të Azisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlal, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në triumfin 2-1 ndaj Al Gharafa.
Edhe pse nuk e nisi ndeshjen si titullar, Asani u aktivizua në minutën e 32-të nga trajneri Rolando Maran. Përgjigjja e futbollistit shqiptar ishte e menjëhershme, pasi vetëm pesë minuta pas hyrjes në fushë arriti të shënonte një gol spektakolar.
Pas një aksioni nga krahu i djathtë, Asani lëshoi një goditje të fuqishme me këmbën e majtë, duke e dërguar topin poshtë traversës dhe duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Ky ishte goli i dytë i Asanit në këtë edicion të Champions League të Azisë, ku sulmuesi po tregon vazhdimësi dhe efikasitet në repartin ofensiv.
PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10062

